Hidromorava

Komuna e Vitisë nikoqire e takimit për shfrytëzimin efikas të energjisë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Kompania zvicerane “Matting Managment Partners “ ka mbajtur sot në Viti një takim me përfaqësuesit e komunave Viti, Novobërdë dhe Kaçanik ku është diskutuar rreth mundësisë së para financimit të projekteve në fushën e ndriçimit efikas të energjisë si në ndriçimin publik për skaj të rrugëve po ashtu edhe në ndërtesat publike.

Në këtë takim përfaqësuesit e kompanisë konsulente “Matting Managment Partners“ kanë shpalosur konceptin e para financimit të projekteve në këtë drejtim duke sqaruar se ideja është të investohet në ndriçimet publike të rrugëve dhe të objekteve publike duke sqaruar se me një investim të tillë do të përfitojnë komunat pjesëmarrëse në kursimet që bëhen me rastin e vendosjes së sistemeve për shfrytëzimin efikas të energjisë.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili ishte edhe nikoqir i këtij takimi paraprakisht ka folur për rëndësinë që ka energjia efikase për komunën e Vitisë. “ Tema e efiçencës së energjisë elektrike është e veçantë duke marrë parasysh situatën energjetike që është në rajon dhe në botë si dhe për situatën energjetike dhe rëndësinë e energjisë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të vendit tonë si dhe për rëndësinë që ka në mbrojtjen e ambientit për gjeneratat që vijnë” u shpreh Kryetari Haliti.

Ai tha se kërkesat në rritje për energji detyrojnë institucionet të mendojnë në shfrytëzimin efikas të energjisë dhe atë përmes ligjeve, planeve dhe strategjive institucionale. Sipas Halitit po ashtu institucionet kanë për obligime që përmbushin kriteret që dalin nga dokumentet e ndryshme ndërkombëtare.

FIDANISHTJA

Ndërkaq Andreas Mattig dhe Arlind Isufi nga kompania “Matting Managment Partners” ( MMP) shpjeguan në mënyrë detaje konceptin e shfrytëzimit efikas të energjisë duke potencuar se kompania MMP është kompani konsulente nga Zvicra me rreth 550 profesionistë nga e gjithë bota. Duke folur rreth konceptit të para financimit të projektit në fushën e energjisë efikas të ndriçimit kryesisht në ndriçimin publik për skaj rrugëve por edhe të objekteve publike.

Ata ndër tjerash potencuan se ideja është fillimisht të bëhet para financimi i projekteve në këtë drejtim ndërkaq nga mjetet e kursyera prej shfrytëzimit të energjisë efikase të bëhet kthimi i mjeteve për kompaninë në fjalë .

Gjatë këtij takimi disa nga komunat pjesëmarrëse u shprehën të gatshëm të bashkëpunojnë në këtë drejtim megjithatë përfaqësuesit e komunave theksuan se duhet të shikohet që në këtë projekte të përfshihen mekanizmat institucionale shtetërore me qëllim të harmonizimit të projekteve të tilla sipas ligjeve në fuqi.

Përndryshe gjatë këtij takimi pjesëmarrësit u pajtuan që fillimisht ata të marrin një draft dokument e më pas të shikojnë hapat e tjera. Në këtë takim kanë përpos përfaqësuesve të komunës së Vitisë kanë marrë pjesë edhe zv. Kryetari i Komunës së Novobërdës, Bajrush Ymeri por edhe nga komuna e Kaçanikut./rajonipress/