Uji Dea

Komuna e Vitisë ngrit gjendjen e gatishmërisë shkaku i zjarreve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka thirrur sot një takim të përbashkët Këshillin Emergjente, lidhur me rastet e fundit të zjarreve të përhapura në territorin e kësaj komune.

Gjatë këtij takimi kryetari Haliti, tha se kjo komunë ka ngritur gjendjen e gatishmërisë me qëllim të parandalimit të përhapjes së zjarreve.

Ai gjithashtu ju ka bërë thirrje qytetarëve të jenë të përgjegjshëm dhe të mos ndezin zjarre në vendet e hapura pasi që po rrezikojnë pasurinë dhe shëndetin.

FIDANISHTJA

Haliti, ka kërkuara nga qytetarët vitias që të bashkëpunojnë me inspektoratin dhe policinë e Kosovës që të identifikohen të gjithë ata që po shkaktojnë zjarre të qëllimshme në mjediset e hapura dhe të gjobitën për këtë gjë.

Gjithashtu në këtë takim kanë marrë pjesë Skënder Ahmeti, Drejtor i Inspekcionit në Viti, zyrtarë komunal nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës dhe nga Agjensioni Pyjor i Kosovës ku janë koordinuar veprimit për parandalimin e përhapjes edhe më të madhe të zjarreve fushore.

Përndryshe kjo komunë ju bënë thirrje qytetarëve vitias që në raste emergjente të lajmërohen në këtë numër të telefonit 112./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.