KKVITI

Komuna e Vitisë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me EULOC-un

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Viti – Komuna e Vitisë dhe Organizata për reforma lokale EULOC, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të vendosjes së bashkëpunimit, përmes së cilës do të ndërtojnë lidhje të qëndrueshme në shkëmbimin e përvojës dhe resurseve të përbashkëta.

Këtë marrëveshje e nënshkruan kryetari i komunës Sokol Haliti dhe përfaqësuesja e Organizatës EULOC, Melihate Osmani.

Uji Dea

Në bazë të kësaj marrëveshje, palët dakordohen që do të kenë bashkëpunim reciprok në ofrimin e mbështetjes dhe përkrahjes përgjatë 5 muajve të zbatimit të projektit “Monitorimi dhe mentorimi i zbatimit të drejt të politikave gjinore në Komunën e Vitisë” nga EULOC, projekt i financuar nga ADA (Austrian Development Cooperation) dhe Sida (Swedish International development cooperation agency) mbështetur përmes RRMBGJ. EULOC, përmes aktivistëve vullnetar do të monitoroj seancat e Kuvendit Komunal, komiteteve komunale me qëllim të adresimit të çështjeve gjinore në politikat dhe bugjetimit, si dhe nivelin e pjesëmarrjes së grave të kuvendit dhe komiteteve në ngritjen e çështjeve të ndryshme në vendimmarrjen komunale./rajonipress/