UBT

Komuna e Vitisë në gatishmëri të plot për menaxhim të situatës nga Pandemia Covid 19

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Komiteti për Emergjencë dhe Shpëtim i komunës së Vitisë, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës në të cilën është diskutuar për gjendjen aktuale dhe marrjen e masave për parandalimin e përhapjes së Pandemisë Covid 19.

Kryetari i komunës Sokol Haliti, që edhe kryeson këtë komitet, ka kërkuar një angazhim të tërësishëm të të gjithë sektorëve, për fillim të fazës së dytë të menaxhimit të situatës.

Nga java e ardhshme parashihet të fillohet sërish me pastrimin-klorifikimin e rrugëve, trotuareve e shesheve, si dhe dezinfektimin e objekteve publike.

Haliti ka kërkuar që të shqyrtohen listat e familjeve në nevojë, në mënyrë që të fillohet me fazën e dytë të shpërndarjes së pakove ushqimore dhe në këtë mënyrë, në koordinim të ngushtë me Këshillat e fshatrave, të listohen familjet që kanë nevojë për gjëra elementare ushqimore.

ARKATANA

Po ashtu, në këtë mbledhje, u diskutua edhe për planin e veprimit në tri javët e ardhshme, për çka edhe u apelua tek qytetarët që të kenë kujdes dhe të respektojnë masat nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, që të kufizojnë lirinë e lëvizjes dhe të qëndrojnë në shtëpi.

Ndërsa sa i përket situatës në fshatin Stubëll, Komiteti për Emergjencë dhe Shpëtim është në kontakt të vazhdueshëm me këshillin e fshatit, por edhe me banorët, ndërkohë që raportohet se gjendja shëndetësore e të infektuarve nga ky fshat, vazhdon të jetë e mirë dhe stabile.

Nga ana tjetër, drejtori i Inspektoratit në Viti Skender Ahmeti, ka theksuar së kjo drejtori ka të angazhuar nga dy inspektor me rotacion, për inspektim të gjendjes në tërë territorin e komunës së Vitisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.