Fundamenti

Komuna e Vitisë nderon me mirënjohje profesorët vitias

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, zëvendësi i tij, Hasan Aliu dhe Drejtori për Arsim, Basri Aliu kanë pritur sot në takim profesorët vitias që kanë pensionuar apo që pritet të pensionohen së shpejti. Gjatë këtij takimi kryetari Haliti, pos që i ka falënderuar ata për kontributin e dhënë ndër vite për edukimin dhe arsimin e gjeneratave të shumta si dhe ka ndarë mirënjohje për punën e tyre.

“Arsimi është i shenjtë, prandaj duhet nderuar ata që kanë punuar në këtë fushë. Natyrisht që me mirënjohje nuk mund të shpaguhet mundi që keni bërë ju në edukimin dhe arsimin e gjeneratave të shumta por përmes saj ne dëshirojmë që në mënyre institucionale të ju falënderojmë me mirënjohje për punën e bërë ndër vite”, u shpreh Haliti.

Hidromorava

Përndryshe me mirënjohje sot u nderuan profesorët: Naser Bislimi, Luljeta Hajrullahu Berisha, Skënder Maliqi, Emrush Sejfullahu dhe Avdyl Misini. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe drejtorët Nijazi Lutfiu, nga Shkolla e Mesme Profesionale “Jonuz Zejnullahu” dhe Mujë Tafa, drejtor në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti, pasi që këta profesor së fundmi kanë dhënë mësim në këto shkolla./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.