ARKATANA

Komuna e Vitisë nderon dëshmorët

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Me rastin e 5 majit- Ditës së dëshmorëve të kombit, sot në komunën e Vitisë, janë mbajtur aktivitete të shumta. Fillimisht është mbajtur një seancë solemne nga Kuvendi Komunal ku është folur për rëndësinë e kësaj dite. Më pas janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora lulesh në varrezat e dëshmorëve në Viti.

Ndërkaq nxënësit e shkollës fillore “Dëshmorët e Vitisë” kishin përgatitur edhe një ekspozitë me motive nga dëshmorët e kësaj komune.

Gjatë ditës së sotme nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti u mbajt edhe një akademi përkujtimore ku u fol për veprën e dëshmorëve për lirinë e këtij vendi.

Eco Higjiena

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti në fjalën e tij të rastit për nder të kësaj dite ndër tjerash tha se të gjithë duhet të ndihen krenar me veprën e dëshmorëve. “Dita e dëshmorëve të kombit nga komuna e Vitisë, na rikthen në altarin e lirisë kombëtare, për të përkujtuar se çfarë çmimi të lartë ka liria. Na bënë që të ndihemi krenar me të kaluarën e lavdishme, për ti nderuar dhe përkulur me nderim para veprës së tyre që zgjodhën flijimin, në emër të idealit të lartë të lirisë. Ata zgjodhën të flijoheshin për liri, ngase kjo është vlera e lirisë kombëtare” u shpreh Haliti.

Ndërkaq Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira gjatë seancës solemne që u mbajt për nder të 5 majit-Ditës së Dëshmorëve, ndër tjerash tha se me gjakun e dëshmorëve të rënë janë vendosur themelet e shtetit të Kosovës. “ Kujtimi ynë për këta dëshmorë që me gjakun e derdhur të tyre vendosën themelet e këtij shteti, na bënë edhe neve jo vetëm krenarë, por edhe të përgjegjshëm për vlerat e lirisë dhe demokracisë së këtij shteti” tha kryesuesi Pira.

Ndërkaq Avdyl Bajrami nga OVL- UÇK dega në Viti, pos që ju drejtua të pranishmit me një fjalë rasti ai shpalosi në Akademinë përkujtimore edhe biografinë e dëshmorëve të kësaj komune. Përndryshe aktivitete për nder të ditës së dëshmorëve, do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme, ku në Kinemanë e Qytetit, nga ora 15:00 do të shfaqët filmi “Heroi” kurse nga ora 16:00 në Galerinë e Artëve në Viti, do të mbahet edhe ekspozita ndërkombëtare “Hello Europe”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.