ARKATANA

Komuna e Vitisë nderon dëshmorët

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Viti – Me rastin e 5 Majit – Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Vitisë, por edhe të rënies së dëshmorëve Hoxhë Jonuz Zejnullahu dhe Shabi Kajolli sot një delegacion i komunë së Vitisë në krye me Kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti, por edhe tek bustet e Hoxhë Jonuz Zejnullahu dhe vëllezërve dëshmorë Gursel e Bajram Sylejmani pasi që këta dëshmorë nuk janë të varrosur në varrezat e dëshmorëve në Viti.

Homazhe në varrezat e dëshmorëve ju janë bashkangjitur edhe Fatbardha Emini zv. ministre e MAPL-së, Qemajl Rexhepi, Kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Viti, Abdyl Bajrami nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Dega në Viti, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira, Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili por edhe përfaqësues të FSK-së si dhe të subjekteve politike dhe të tjerë.

Uji Dea

Përndryshe për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia COVID-19 sivjet kjo ditë nuk është shënuar me aktivitete kulturo, artistike e sportive./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.