UBT

Komuna e Vitisë mobilizohet për t`i dal në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti në Shqipëri

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka thirr një mbledhje të jashtëzakonshme me bordin e drejtorëve për të diskutuar rreth ngjarjeve të fundit në Shqipëri, pas tërmetit që goditi ditën e djeshme duke lënë shumë viktima e të lënduar, si dhe dëme të mëdha materiale.

Haliti, ka marrë vendim për formimin e komisionit për organizimin e grumbullimit të ndihmave humanitare për Republikën e Shqipërisë. Ky komision përbëhet nga drejtor të drejtorive, këshilltarë të Kuvendit komunal, institucioneve shëndetësore, organizatave jo qeveritare, shoqërisë civile etj.

Ky komision do të bëjë grumbullimin e gjërave të nevojshme humanitare, si ushqimore, veshmbathje, batanije dhe gjëra të tjera elementare.

ARKATANA

Në këtë mbledhje, u shqyrtuan mundësit më drejtorinë për arsim që të merret vendim për dislokim të nxënësve të shkollës së mesme të ulët “Halil Alidemaj” në Pozheran, për shkak të vjetërsisë së objektit aktual dhe parandalimit të rrezikshmërisë.

Gjithashtu edhe iu bë thirrje Ministrisë së Arsimit që të përshpejtoj dinamikën e punës në ndërtimin e shkollës së re, ngase objekti i vjetër, paraqet rrezik për nxënësit dhe personelin./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.