Eko Higjiena

Komuna e Vitisë merr donacion një veturë nga MASHT-i

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Komuna e Vitisë ka pranuar një automjete të përdorur si donacion nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, të cilat pritët t’a lehtësojnë edhe më shumë punën dhe efikasitetin e institucioneve komunale.

Automjeti është i llojit “Suzuki” dhe është i përshtatshëm për të gjitha terrenet duke përfshirë edhe ato malore.

Institucionet Komunale të Vitisë në ditët në vijim do të kryejnë të gjitha procedurat e regjistrimit dhe bartjen e këtij automjeti në pronësi të Komunës.

Eco Higjiena

Duke folur rreth këtij donacioni Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka falënderuar MASHT-in duke vlerësuar se automjetet e tilla do të rrisin efikasitetin e punës së institucioneve komunale karshi shërbimeve ndaj qytetarëve.

Pranim-Dorëzimin e ka bërë përfaqësuesi i MASHT-it, Skendër Vitia, dhe tha se kjo ministri do t’i shikon mundësinë që edhe në të ardhmen ta mbështes komunën e Vitisë në format e ndryshme.

Ky donacion ka ardhur pas kërkesës së drejtuar nga Institucionet Komunale të Vitisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.