United Hospital

Komuna e Vitisë me masa specifike kundër pandemisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim i Komunës së Vitisë (KKMSH) po mbikëqyrë me kujdes gjendjen e përgjithshme, pas shtrirjes së infektimit me COVID-19 edhe në lokalitete tjera.

Në mbledhjen e sotshme të rregullt, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i njoftoi anëtarët e KKMSH-së për takimin që ka pasur dje me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, zëvendësin e tij, Izet Sadiku si dhe me drejtorin e Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHP) Naser Ramadani.

Haliti tha se kanë pasur një diskutim të hapur dhe konstruktiv, me ç`rast iu ka parashtruar nevojat dhe shqetësimet që janë legjitime dhe të argumentuara sa i përket gjendjes në Komunën e Vitisë.

Haliti tha se ka kërkuar më shumë mbështetje nga niveli qendror, sidomos në këtë fazë, kur rastet janë shtuar.

Fundamenti

Ai tha se mbrëmë për fat të keq, edhe një persona është diagnostifikuar me virus, por është lajm i mirë që 13 mostrat e marra në Smirë, kanë rezultuar negativ.

Në takim u u fol për organizimin e fazës së tretë të veprimit për menaxhimin e situatës. U rekomandua poashtu që të shtohet mbikëqyrja e vatrave të infektimit, në mënyrë që të shmangen kontaktet me personat e infektuar. KKMSH vendosi që të vazhdohet me trajtimin e hapësirave dhe objekteve publike me masat e pastrimit, klorifikimit dhe dezinfektimit, me theks të veçantë në lokalitetet nga vijnë të infektuarit.

Poashtu do të vazhdohet edhe me shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet me gjendje më të rënduar financiare./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.