Fundamenti

Komuna e Vitisë me inkasim rekord e të hyrave vetanake

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Komiteti për Politik dhe Financa ka mbajtur sot mbledhjen e tetë të rregullt. Ndonëse gjatë këtij takimi janë shqyrtuar dhe votuar disa pika të rendit të ditës me theks të veçantë është biseduar rreth Pasqyrave Financiare të buxhetit Komunal për periudhën janar-shtator 2019. Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim duke prezantuar këtë dokument financiar bëri me dije se nga të hyrat vetanake për periudhën janar-shator 2019 në këtë komunë janë inkasuar 823.713,57€.

Ai tha se krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprakë gjatë këtij viti janë inkasuar 254.636,78€ më shumë dhe e cilësoj këtë si sukses.

Ndërkaq drejtori Rama, potencoi se shkalla e ekzekutimit të buxhetit për këtë periudhë është 87.97%. Lidhur me këto pasqyra financiare sqarime kërkuan anëtarët e KPF-së nga LVV Jakup Demiri dhe Liridona Bislimi.

Uji Dea

Kurse në fillim të këtij takimi Bekim Azizi nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Ekrem Abazi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës njoftuan Kryesuesin e Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira se në shenjë pakënaqësie ata do të jenë pasiv në mbledhjet e Komitetit për Politikë dhe Financa dhe se kontributin e tyre do të japin në mbledhjet e Kuvendit Komunal të Vitisë.

Me këtë rast Kryesuesi Pira tha se ai respekton vendimin e tyre por shtoj se kontributi i anëtarëve të KPF-së është i mirëpritur.

Ndërkaq gjatë kësaj mbledhje janë shqyrtuar dhe votuar propozim vendimi për shpalljen në diskutim publik për propozim rregulloren për transparencë në Komunën e Vitisë si dhe propozim vendimi për ndryshim plotësim të vendimit Nr.01-410/03-71, të datës 08.02.2018, të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi. Gjithashtu nga Zyra e Prokurimit Publik në Viti është paraqitur një informatë lidhur me kontratat të nënshkruara për periudhën janar-shtator 2019./rajonipress/