UBT

Komuna e Vitisë me apel drejtuar qytetarëve për kujdes të shtuar ndaj pyjeve

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Viti – Duke marrë parasysh rreziqet nga zjarri, në kohën kur edhe temperaturat fillojnë të ngritën, Komuna e Vitisë, respektivisht drejtoria e shërbimeve publike dhe emergjencë, u bënë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar, si masë preventive për shfaqjen dhe përhapjen e zjarreve në fusha dhe pyje.

Me qëllim të mbrojtjes së jetës së njerëzve, pasurisë, kafshëve dhe mjedisit, duhet që të gjithë qytetarët të ndërmarrin masa dhe veprime për evitimin e shkaqeve të zjarrit, për pengimin e mundësisë së zgjerimit të zjarreve, për zbulimin dhe fikjen e tyre.

Çdo zjarrëvënie e qëllimshme, apo nga pakujdesia është e dënueshme dhe sanksionohet me ligjet e Kosovës.

Hidromorava

Edhe në këtë kohë pandemie, për fat të keq, kemi pasur zjarre fushore dhe malore, të shkaktuara nga individ të papërgjegjshëm, të cilat, janë shuar me angazhim maksimal nga njësiti i zjarrfikësve në Viti.

U bëjmë thirrje qytetarëve që për çdo rast zjarri të lajmërojnë në numrat:
112 – zyra e alarmit
192 policia
193 zjarrfikësit

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.