Hidromorava

Komuna e Vitisë mbështet bletarët vitias me koshere dhe fletë dylli

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Sot në Viti është bërë shpërndarja e 120 koshereve 3 katshe për bletarët vitias të cilët kishin aplikuar më parë në thirrjen e bërë nga komuna e Vitisë, konkretisht drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.

Me këtë rast në pranim dorëzimin e tyre i pranishëm ishte kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Naim Pira.

Haliti ndër tjerash theksoi se komuna e Vitisë dhe drejtoria përkatëse pos që kanë përkrahur fermerë vitias me mekanizma të ndryshëm bujqësor me qëllim të kultivimit të kulturave të ndryshme bujqësore dhe gjenerimit e të hyrave ata po përkrahin edhe bletarët vitias.

HW

Haliti theksoi se kjo përkrahje do të vazhdoj edhe më tej duke shikuar që në të ardhmen të rris numrin e përfituesve.

Ndërkaq drejtori Pira, falënderoj kryetarin Haliti që ka mundësuar blerjen dhe shpërndarjen e 120 koshereve 3 katshe dhe të rreth 1200 kg fletë dylli që shërben si ushqim për bletët.

Përndryshe vlera e këtij projekti është rreth 13 mijë euro dhe kjo kanë përfituar 47 përfitues./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.