UBT

Komuna e Vitisë mbajti takimin buxhetor në fshatin Letnicë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Të martën komuna e Vitisë, ka mbajtur dëgjimin buxhetor me banorët e fshatit Letnicë. Në fillim të këtij takimi zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe drejtoresha për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Milihate Ajeti kanë prezantuar draft buxhetin komunal 2026-2028 dhe kanë folur për rëndësinë e takimeve që janë duke zhvilluar komuna e Vitisë për planifkimn e buxhetit komunal.

Eco Higjiena

Një fjalë rasti e mbajti edhe kryetari i fshatit Letnicë, Shin Gjoni. Në pjesën e dytë të këtij takimi banorët parashtruan kërkesat, sugjerimet dhe vërejtjet e tyre. Ndër to banorët parashtruan këto kërkesa:

  • Rregullimi i ËC-ve publike
  • Ndërtimi i trotuarit
  • Pastrimi dhe sistemimi i lumit
  • Asfaltimi i rrugicave të mbetura
  • Shtimi i kapaciteteve të marrjes së mbeturinave gjatë sezonës, konkretisht në muajin gusht.
  • Ndarje të barabartë të buxhetit
  • Të rregullohet rruga “Uka”
  • Të rregullohet përroska që të parandalohen dëmet në rast vërshimeve
  • Të vendoset ndriçimi publik në lagjet e mbetura, në veçanti në rrugët: “Don Tuna Glasovic,” “Mulliri”dhe “Ukaj” dhe “Leopardi”
  • Te kthehet arkiva e shkollës se Letnicës.
  • Në ambulant te ketë doktor dhe infermier.
  • Rrjeti i ujësjellësit te largohet nga prona private pasi qe gjatë plasaritjeve po dëmtohen pronat private.
  • Te sigurohen objektet e vjetra me qellim te eliminimit te rrezikut.
  • Te vendoset busti i Nënës Terezë në sheshin e fshatit.
  • Të merren parasysh kërkesat e Këshillit të fshatit
    Ndërkaq me shkrim u dorëzuan këto kërkesa:
  • Asfaltimi i të gjitha rrugëve nëpër lagje të fshatit.
  • Asfaltimi i rrugës deri tek varrezat e fshatit
  • Zgjerimi dhe rrethimi, si dhe rregullimi i pronës së varrezave.
  • Rregullimi i lumit.
  • Rregullimi i kaptazhit të ujit dhe vendosja e një filtri.
  • Rregullimi i kanalizimit të fshatit.
  • Rregullimi i trotuarit nga Gërçari deri në Letnicë.
  • Rrethimi i oborrit të shkollës.
  • Rregullimi i sheshit të Letnicës.
  • Mirëmbajtja dhe shtimi i ndriçimit publik.
Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.