Uji Dea

Komuna e Vitisë lehtëson qasjen në shkollat fillore

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka vizituar dje shkollat fillore “Bafti Haxhiu” në Viti si dhe shkollën “Ndre Mjeda” në Kabash ku është bërë asfaltimi i rrugëve prej shkollave e deri në rrugën kryesore.

Gjithashtu institucionet Komunale të Vitisë janë përkujdesur edhe për rregullimin e autoparkingjeve të këtyre dy shkollave.

Asfaltimi i këtyre rrugëve është bërë me qëllim të lehtësimit të qasjes së nxënësve dhe personelit arsimor në këto shkolla pasi që rrugët për gjatë tyre ishin në gjendje jo të mirë dhe pothuajse të pakalueshëm.

Fundamenti

Realizimi i këtij projekti është mirëpritur nga prindërit e nxënësve të cilët shprehen se për vite të tëra fëmijët janë përballur me vështirësi sidomos gjatë vjeshtës dhe dimrit.

Projekti i asfaltimit të këtyre rrugëve është bërë me mjete vetanake të komunës së Vitisë dhe vlera e saj është rreth 10 mijë euro.

Përndryshe kjo komunë gjatë këtij viti në shkollën fillore “Bafti Haxhiu” në Viti ka bërë rregullimin dhe asfaltimin e fushës së futbollit. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.