Eko Higjiena

Komuna e Vitisë ka përmbyllur ciklin e dëgjimeve buxhetore

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Me dy takimet e fundit, njëri në Pozheran e tjetri në Skifteraj, komuna e Vitisë e ka përmbyllur ciklin e dëgjimeve buxhetore 2024-2026. Në këto dëgjime para të pranishmeve kanë prezantuar zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Besnik Imeri. Të dytë kanë potencuar rëndësinë e marrjes së mendimeve të qytetarëve para ndarjes finale të buxhetit komunal konkretisht edhe të hartimit të listës së investimeve kapitale.

Hidromorava

Gjatë këtij takimi banorët e Pozheranit por edhe të fshatrave për rreth këto kërkesa:

  • Të rregullohen rrugët bujqësore me zhavorre nga Ura e Drejës deri të Jesava, nga ura e Drejës deri të serat e Xhelal Halabakut, nga Restorant Bosi deri të ura e Sllatinës si dhe nga rruga e Lubishtanve deri të Muhaxherët.
  • Të rregullohet dhe ndërtohet trotuari nga fshati Çifllakë, lagjes së Alidemeve dhe Zuka
  • Të bëhet riparimi i kanalizimeve.
    *Të bëhet vendosja e rrethojave në shkollat fillore dhe të mesme.
    Kurse banorët e fshatit Skifteraj kërkuan:
  • Të bëhet pastrimi i kanalit në” Lagjen e Epërme.
  • Të rritet hapësira e fushës sportive.
  • Të bëhet riparimi i kanalizimeve.
  • Të bëhet rregullimi dhe shtimi i ndriçimeve publike si në Lagjen e Epërme, Rruga e Lirisë- nga familja e Qemajlit- rrugës së Bacit Rifat.
  • Të këtë vendkalimi autobusëve.
  • Trotuaret të rregullohen dhe të shtohen aty ku nuk ka si në rrugën Skifteraj -Remnik (trafo deri në dalje të Skifterajt).
  • Të rregullohet problemi me ujin e pijshëm.
  • Të bëhet hapja e përroskës nga trafoja deri të kanali i parë (rreth 200 metra).
    Përndryshe bëhet me dije se këshillat e fshatrave pritet të dorëzojnë edhe disa kërkesa të tjera me shkrim.
Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.