Eko Higjiena

Komuna e Vitisë i kthehet me kujdes punëve të përditshme

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Komuna e Vitisë, në ditën parë pas lehtësimit të pjesshëm të masave mbrojtëse kundër pandemisë, i është kthyer me kujdes punëve të përditshme të lejueshme.

Kjo është përshëndetur në takimin e rregullt të Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe është parë si mundësi e mirë e rimëkëmbjes së ekonomisë së rënduar në këtë kohë.

Kryetari Sokol Haliti tha se është pozitive dhe lajm i mirë që dje kanë rinisur punën disa lloje të bizneseve, sepse dëmet janë të mëdha. Por sipas tij, masat tjera akoma mbeten ne fuqi siç janë orari i kufizuar i lëvizjes.

Prandaj, ai, sërish kërkon nga qytetarët që të mos grumbullohen, të mbajnë distancën dhe të vendosin maskat mbrojtëse. Kryetari

Mobi Casa

Haliti, përndryshe tha komuna ka kthyer fokusin edhe kah projektet infrastrukturore, por pa e larguar vëmendjen nga gjendja me pandeminë.

Ai shprehet i kënaqur që Vitia qe gati tri javë nuk ka raste të reja me të infektuar.

Komandanti i Stacionit Policor në Viti, kapiteni Afrim Halili tha se dita e djeshme ka kaluar qetë, por njëjtë ka nisur edhe dita e sotshme sa i përket respektimit të masave antikovid dhe rihapjes së disa bizneseve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.