Fundamenti

Komuna e Vitisë hiqet nga ora policore!

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Me një vendim të dërguar sot nga Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, z. Armend Zemaj u bë me dije se Komuna e Vitisë është kategorizuar tek komunat me rrezik të mesëm të infeksionit nga virusi pandemik COVID-19. Me këtë hiqet edhe kufizimi i lirisë së lëvizjes (ora policore).

Mobi Casa

Megjithatë me këtë vendim parashihen edhe këto masa:
Operatoret ekonomik lejohen te punojnë nga ora 05:00 deri në orën
18:00, në përputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-
19”;
Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga ora
05:00 deri në ora 18:00, ndërkaq pas orës 18:00 punojnë me shërbim
“merr me vete” dhe “porosi me dërgese”, në përputhje me “Manualin
për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;
Te gjitha institucionet publike dhe private reduktojnë stafin e tyre
bazuar në specifikat qe kane në përputhje me “Manualin për mbrojnë
nga përhapja e Covid-19”;
Transporti publik lejohet te punoje me 50% te kapaciteteve, ne
përputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;
Taksitë lejohen te punojnë me një (1) pasagjer prapa ose tre (3) nëse
janë anëtarë te se njëjtës familje, ne përputhje me “Manualin për
mbrojtjen nga përhapje e Covid-19”;
Qendrat tregtare lejohen te punojnë nga ora 05:00 deri ne orën 18:00, në
përputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”;
Lejohen pjesërisht aktivitetet kulturore te institucioneve vartëse të
MKES dhe komunave (teatrot, bibliotekat, filarmonia, galeritë,
ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës
me grupe dhe të ngjashme), duke shfrytëzuar vetëm 30% të
hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitet (si
në shfaqje ashtu edhe në ushtrime), në përputhje me “Manualin për
mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”
Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura;
stërvitjet dhe garat mund të organizohen në sportet individuale; gjate
stërvitjeve në hapësirat e mbyllura mund të marrin pjese den në 20
persona, ndërsa gjate garave mund të marrin pjese deri ne 50 persona
bazuar në protokolle dhe udhëzime vendore dhe ndërkombëtare
sportive, në përputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e
COVID-19”;

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.