FIDANISHTJA

Komuna e Vitisë gëzon fermerët, ndanë 33 makina mjelëse

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Viti – Janë shpërndarë 33 makina për mjeljen e lopëve për 33 fermerë të komunës së Vitisë. Ky donacion i komunës së Vitisë, në bashkëpjesëmarrje me fermerët, është realizuar me qëllim të përmirësimit të kushteve për punë të fermerëve.

Me rastin e ndarjes së këtyre makinave, kryetari i komunës Sokol Haliti është shprehur se kjo ndihmë e komunës, nuk do të ndalet me kaq, por do të vazhdojmë edhe më tej tek fermerët tjerë që kanë nevojë për një ndihmë të këtillë me fillimin e vitit të ardhshëm.

ARKATANA

“Bujqësia dhe blegtoria janë prioritete e kësaj qeverisje, ngase është degë kryesore e ekonomisë, degë e cila gjeneron të hyra dhe punësim. Mirëpo më së shumti më gëzon fakti që ju jeni të interesuar dhe po zgjeroni fondin dhe veprimtarin e juaj, andaj bashkëpunimi mes nesh do të jetë shumë i ngushtë. I ftoj gjithë fermerët që të vazhdojnë të na kontaktojnë dhe ne do të jemi në terren dhe të ju vizitojmë që të ju ndihmojmë fermave e të njihemi me nevojat që kanë”, ka thënë Haliti, duke premtuar që investimet do të vazhdojnë edhe në fusha tjera të bujqësisë, pemëtarisë etj.

Ndërsa fermerët fitues të këtij donacioni falënderuan Institucionet komunale të Vitisë për ndihmën e vazhdueshme që po u bëjnë atyre dhe për interesimin në zhvillimin e bujqësisë në përgjithësi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.