Komuna e Vitisë falënderon Caritas Kosovën për mbështetje në fushën e shëndetësisë
Viti – Në shenjë falënderimi për bashkëpunimin në sferën e shëndetësisë, institucionet komunale të Vitisë, kanë nderuar me mirënjohje përfaqësuesit e Caritas Kosova për kontributin e dhënë në këtë komunë.
Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka shprehur falënderim për bashkëpunim të mirë gjatë këtij viti me Caritas Kosova dhe ka shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm edhe në të ardhmen.
Ai i ka ndarë një mirënjohje drejtorit gjeneral të Caritasit Don Viktor Sopi, si dhe drejtorin e programit për shëndetësi pranë Caritas Kosova Pal Baftijaj./rajonipress/


