Fundamenti

Komuna e Vitisë e përkushtuar në krijimin e hapësirave gjelbëruese

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Me qëllim të krijimit të hapësirave gjelbëruese për qytetarët vitias, Komuna e Vitisë ka filluar gjatë këtij viti edhe me ndërtimin e parkut në qytet, konkretisht në afërsi të Xhamisë në Viti.

Projekti i ndërtimit dhe rregullimit të këtij parku financohet me mjetet e komunës së Vitisë dhe vlera e saj kap shifrën e 9.477.00€.

Përndryshe ky park ndër tjerash do të jetë i pajisur edhe me ndriçim publik, drunjtë dekorativ, stazat për ecje, ulëse, trotuar etj.

Mobi Casa

Ndërkaq gjatë këtij viti kjo komunë ka qenë përfituese e projektit nga Komisioni Evropian për ndërtimin dhe rregullimin e parkut në Qytetin e Vitisë, konkretisht të sheshi i “Nijazi Azemi”.

Gjithashtu me mjete vetanake kjo komuna ka filluar edhe ndërtimin e parkut në oborrin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti./rajonipress/