Eko Higjiena

Komuna e Vitisë e përkushtuar ndaj sektorit të shëndetësisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Basri Aliu ka vizituar sot Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti ku krahas punimeve që janë duke u zhvilluar në rivitalizimin e kulmit të këtij objekti është duke u bërë fasadimi i tij si dhe është duke u rregulluar ambienti i jashtëm, konkretisht parkingu mbrapa Emergjencës në Viti.

Ata gjithashtu kanë vizituar edhe fshatin Gjylekar ku janë duke vazhduar punimet në ndërtimin e ambulantes.

Basri Aliu, Drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ndër tjerash ka folur për punët që janë duke u zhvilluar në sektorin e shëndetësisë në komunën e Vitisë. “Pos rivitalizimit të kulmit që është duke u punuar në objektin e QKMF-së në Viti, është duke punuar edhe në fasadimin e jashtëm të këtij objekti.

Mobi Casa

Ndërkaq pas objektit të Emergjencës kemi rregulluar një hapësirë prej rreth 14 ari për parkingje, gjithashtu është punuar edhe në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Pozheran ku për skaj të rrugës magjistrale është rregulluar trotuari, gjelbërimi si dhe një pjesë e rrethojës “ u shpreh Aliu.

Ai po ashtu tha se po punohet edhe në objektin e ambulantes në Gjylekar duke potencuar se ata po angazhohen në realizimin edhe të shumë projekteve të tjera në fushën e shëndetësisë.

Ndërkaq Xhemajl Arapi, Drejtor i QKMF-së në Viti, tha se investimet në QKMF-në e Vitisë janë të mirëseardhur dhe janë në interes të personelit mjekësor por edhe të qytetarëve në përgjithësi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.