Uji Dea

Komuna e Vitisë drejtë normalizimit e pa raste të Coronavirusit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Komuna e Vitisë nuk ka shënuar asnjë rast më corona virus për më shumë se dy javw dhe kjo ka bërë që gjendja në këtë komunë të vlerësohet stabile, ndonëse u bë thirrje që të zbatohen rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, u tha në mbledhjen e rregullt të Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Megjithëse sot ka filluar faza e lehtësimit të masave, u apelua tek qytetarët që të mbajnë distancën dhe masat mbrojtëse, sidomos te bizneset që kanë filluar sot së funksionuari si kafiteritë, sallonet e ondulimit e berberët, etj.

GRANDEMALL

Kryetari i komunës Sokol Haliti, shprehi falënderim për gjitha institucionet përfshirëse në Komitetin Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, si policinë, Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, Drejtoritë komunale, Njësinë e Zjarrfikësve, organizatat dhe shoqatat si dhe mekanizmat tjerë, që për gjatë periudhës së pandemisë kanë qenë të angazhuar në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive që u takojnë.

Gjithashtu, në këtë takim, në emër të Institucioneve komunale shprehën ngushëllime familjes së të riut nga fshati Mogillë, që humbi jetën dje aksidentalisht./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.