Komuna e Vitisë do të gjobis keqpërdoruesit e ujit të pijshëm

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka kërkuar nga Drejtoria e Inspeksionit në Viti, që të merre masa ndaj qytetarët e pandërgjegjshëm të cilët keqpërdorin ujin e pijshëm nga sistemi publik.

Skënder Ahmeti, Drejtor i Inspeksionit në Viti, bënë me dije se me kërkesën e kryetarit Haliti dhe pas shqetësimeve të ngritur nga qytetarët inspektorët janë në teren duke monitoruar shfrytëzimin e ujit në veçanti në fshatin Letnicë, qytetin e Vitisë dhe fshatrave të tjera duke monitoruar shfrytëzimin e ujit të pijshëm nga sistemi i ujësjellësit.

Ahmeti, potencoi se pos vërejtjeve nga inspektorati keqpërdoruesit e ujit mund edhe të gjobitën në rast se hasën në keqpërdorimin e ujit nga sistemi publik i ujësjellësit për larjen e automjeteve, larjen e trotuareve dhe rrugëve, përdorimin e ujit në punishte ndërtimore dhe ujitjen e arave e kopshteve.

Ai tha se gjobat do të aplikohen në pajtim me ligjet në fuqi dhe kërkoj nga qytetarët që uji i pijshëm të shfrytëzohen në mënyrë racionale./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).