Uji Dea

Komuna e Vitisë do të bëhet komuna e parë me shkollat e digjitalizuar

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Komuna e Vitisë do të bëhet Komuna e parë në nivel vendi e cila do të këtë të digjitalizuar shkollat e saj.

Kjo gjë do të bëhet e mundur pasi që sot Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka nënshkruar një marrëveshje për bashkëfinancimin e projektit “Përkrahja e Iniciativave Shkollore” me Fondacionin Kosovë-Luksemburg të përfaqësuar nga Fisnik Beqiri, menaxher drejtor i këtij fondacioni. Sipas marrëveshjes së nënshkruar nga dy palët ky aktivitet ka për qëllim avancimin dhe zhvillimin e procesit edukativo-arsimor, duke i pajisur shkollat e përzgjedhura me laptopë dhe video projektorë dhe atë duke u bazuar në kurrikulën shtetërore të arsimit. Sipas marrëveshjes së nënshkruar ky projekt do të financohet me 80% e mjeteve nga Fondacionin Kosovë-Luksemburg kurse pjesa e mbetur prej 20% , do të financohet nga vetë komuna.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti pas nënshkrimit të kësaj marrëveshja tha se më të po ju mundësojmë nxënësve që edukimi dhe arsimimi i tyre të bëhet në hap me teknologjinë e re duke digjitalizuar shkollat. “Me të vërtetë sot kemi nënshkruar një marrëveshje të rëndësishëm i cili do të jetë në interes të plotë të sektorit të arsimit në Viti. Në ditët e sotme kur po jetojmë nën shoqërimin e teknologjisë është e rëndësishme që nxënësit tanë të përgatitën në përdorimin e teknologjisë për edukim dhe arsimim cilësorë”, u shpreh ndër tjerash Haliti.

FIDANISHTJA

Ai falënderoj në veçanti Fondacionin Kosovë-Luksemburg i cili ka parë të arsyeshëm që të bashkëpunoj me komunën e Vitisë në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm.

Përndryshe në nënshkrimin e kësaj marrëveshje e pranishme ishte edhe Fatbardha Emini, Drejtoresh e Arsimit në Viti e cili po ashtu pati fjalë miradije për këtë projekt./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.