RCCOLA

Komuna e Vitisë diskuton për planifikimin e buxhetit komunal me banorët e fshatrave Sadovinë e Jerlive dhe Sllatinë e Epërme

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Në fshatrat Sllatinë të Epërme dhe Sadovinë të Jerlive Komuna e Vitisë ka mbajtur diskutimet publike për planifikimin e buxhetit komunal 2020-2022 me banorët e këtyre lokaliteteve. Me këtë rast, Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, i ka njoftuar banorët mbi buxhetin e planifikuar për vitin në vijim dhe bëri me dije se buxheti për vitin 2020 i planifikuar do të jetë 12 milion e 305 mijë euro por theksoi se për shkak të Ligjit të ri për pagat do të këtë rritje në kategorinë paga dhe mëditje dhe zvogëlim në investimet kapitale.

Sipas tij 70% e buxhetit komunal për vitin 2020 do të shkoj për pagat dhe mëditjet dhe kjo sipas drejtorit Rama është më shumë një buxhet konsumues. Në këtë takim ai ju bëri thirrje banorëve të këtyre lokaliteteve të kryejnë obligimet ndaj komunës dhe potencoi se paratë e grumbulluara nga të hyrat vetanake do të ju kthehen atyre në investime kapitale.

Ndërkaq në pjesën e dytë të këtij takimi banorët kanë parashtruar kërkesat dhe sugjerimet e tyre.

Me këtë rast banorët e fshatit Sadovinë e Jerlive ndër tjerash kërkuan: Rregullimi i kanalizimit në të gjithë fshatin, konkretisht në lagjet e mbetura, funksionalizimi i rrjetit të ujësjellësit ose kyçja në rrjetin e ujësjellësit të Letnicës, rregullimi i rrugëve bujqësore në: drejtim të arave të Begracës, në drejtim të fshatit Goshicë dhe për skaj të kanalit. Ndërkaq ata kërkuan që të bëhet edhe asfaltimi i rrugëve: tek stadiumi “Gursel e Bajram Sylejmani”, Rruga “Bekim Miftari” Rr. “Bardhyl Fetahu” dhe disa rrugë të tjera.

Mobi Casa

Ndër kërkesat e tjera të bënë banorët e fshatit Sadovinë e Jerlive janë: mirëmbajtja e Stadiumit me objektet përcjellëse, vendosja e rrethojave në oborrin e shkollës, kompletimi i ndriçimit publik në lagje, rregullimi i fushës së vogël të futbollit, ndërtimi i trotuarit deri në fshatin Remniku i Ri, rregullimi i parkingjeve dhe shumë kërkesa të tjera.

Ndërkaq në fshatin Slllatinë të Epërme banorët e këtij lokaliteti kërkuan që: Të bëhet funksionalizimi i ambulantes, të funksionalizimet rrjeti i ujësjellësit, të rritën hapësirat gjelbëruese në fshat, të vendosën më shumë ujëmbledhës për skaj të rrugëve, të rregullohet hapësira në parkun “Mllaku” të bëhet zgjerimi i urës së fshatit, të bëhet asfaltimi i të gjitha rrugëve lagjore, të kyçen në rrjetin e kanalizimit lagjet e mbetura, të ndërtohen trotuare në lagje, të rregullohet fusha sportive tek shkolla.

Gjithashtu banorët e fshatit Sllatinë të Epërme kërkuan: të bëhet një Memorandum bashkëpunimi në mes të Komunës së Vitisë dhe Komunës së Ferizajt që të ndërtohet trotuari që lidhë Komunën e Vitisë me Ferizajin ku shumë nxënës të fshatit Sllatinë ndjekin mësimet, të bëhet ndërtimi i një objekti të ri të Ambulantës së fshatit, të rregullohet rrugët e “Zuqit”, “Kopecëve”, “Lisat”, “Hamit Llulleci” me segmente.

Ndër kërkesat e tjera që bënë banorët e fshatit Sllatinë të Epërme ishin: Të rregullohet një park pranë shkollës fillore “Nijazi Rexhepi”, konkretisht në rrugën “ Hamit Llulleci”. Përndryshe në këtë takim pos Drejtorit Rama kanë marrë pjesë edhe: Basri Aliu, Drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Isak Sadiku, Drejtor i Administratës dhe Qahil Sinani nga Zyra e Kryetarit./rajonipress/