United Hospital

Komuna e Vitisë dhe Unioni i Turizmit të Kosovës nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi për zhvillimin e turizmit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Unionin e Turizmit të Kosovës, të përfaqësuar nga kryetari z. Baki Hoti.

Ky memorandum ka për qëllim avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve në funksion të zhvillimit dhe promovimit të sektorit të turizmit në Komunën e Vitisë.

Marrëveshja parasheh koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta në hartimin e politikave dhe strategjive zhvillimore në fushën e turizmit, promovimin e turizmit të qëndrueshëm, përfshirjen e Vitisë në paketa turistike, pjesëmarrjen në panaire ndërkombëtare të turizmit, si dhe realizimin e projekteve të përbashkëta me rëndësi për zhvillimin lokal.

Uji Dea

Po ashtu, memorandumi synon fuqizimin e promovimit të turizmit rural dhe agroturizmit, përgatitjen e materialeve promovuese dhe angazhimin për sigurimin e donatorëve dhe investimeve në projekte turistike për Komunën e Vitisë.

Haliti vlerësoi këtë marrëveshje si një hap të rëndësishëm drejt promovimit të potencialeve turistike të Vitisë dhe krijimit të mundësive të reja për zhvillim ekonomik dhe turistik të komunës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.