United Hospital

Komuna e Vitisë dhe UBT nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për hartim të Planit Zhvillimor Komunal

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Komuna e Vitisë dhe Kolegji “UBT”, kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal për komunën e Vitisë. Qëllimi i kësaj Marrëveshje është të sigurojë një kornizë bashkëpunimi brenda së cilës UBT dhe Komuna e Vitisë hartojnë së bashku Planin Zhvillimor Komunal dhe Raportin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor, për Komunën e Vitisë.

Bashkëpunimi midis palëve do të implementohet me fokus në zhvillimin e një strategjie gjithëpërfshirëse dhe programi për zhvillim të gjithëmbarshëm e të qëndrueshëm të komunës. Si rezultate kryesore të bashkëpunimit parashihet involvimi i stafit akademik dhe profesional i Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), përfitimi nga njohuritë dhe eksperienca e tyre për të zhvilluar strategji të mirëfilltë, e bazuar në praktika të mira globale dhe në nevoja/kërkesa lokale, për t’i dhënë komunës së Vitisë kahje drejt zhvillimit të qëndrueshëm.

Hartimi i Planit Zhvillimor Komunal për Komunën e Vitisë dhe Raportit të Vlerësimit Strategjik Mjedisor, për zhvillim të qëndrueshëm hapësinor, urban, socio-ekonomik dhe infrastrukturor të komunës.

FIDANISHTJA

Harmonizimi i Planit Zhvillimor Komunal për Komunën e Vitisë me dokumentet relevante të Zhvillimit Hapësinor të Kosovës, të parapara me Ligji Nr. 04/L-174 Për Planifikimin Hapësinor, si dhe me të gjitha dokumentet tjera relevante që janë aktualisht në zbatim, si dhe me ato të planifikuara, në komunën e Vitisë, si dhe përfshirja e Planit Zhvillimor Komunal për Komunën e Vitisë dhe programit dhe planeve të veprimit brenda agjendës së zhvillimit të Komunës së Vitisë (dokumentet e planifikimit hapësinor, strategjitë e zhvillimit dhe ciklet e buxhetimit).

Kjo marrëveshje bashkëpunimi u nënshkrua nga zv.kryetari i komunës Hasan Aliu dhe rektorit të Kolegjit UBT, Edmond Hajrizi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.