Mobi Casa

Komuna e Vitisë dhe projekti AQH investojnë në avancimin e shërbimeve shëndetësore në Viti dhe Pozheran

/ 2 minuta lexim
HW

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e QKMF-së, Vjollca Kadolli-Halili, dhe drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Halil Musliu, kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit me Projektin e Kujdesit Shëndetësor të Qasshëm dhe Cilësor (AQH), të përfaqësuar nga drejtuesi i ekipit, Nicu Fota.

Ky memorandum është në vazhdën e bashkëpunimit të nisur në vitin 2024, kur Komuna e Vitisë u bë pjesë e fazës së tretë të projektit AQH, i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), me qëllim avancimin e shërbimeve të kujdesit parësor shëndetësor.

Memorandumi parasheh një investim prej rreth 60 mijë eurosh nga projekti AQH, si dhe bashkëfinancimin nga Komuna e Vitisë për blerjen e një aparati të ultrazërit për QKMF-në në Viti.

Përmes këtij projekti do të furnizohen QKMF-ja në Viti dhe QMF-ja në Pozheran me pajisje moderne mjekësore dhe laboratorike, duke përfshirë monitorë për pacientë, defibrilatorë, koncentratorë të oksigjenit, aparate EKG, pajisje laboratorike dhe inventar tjetër të nevojshëm për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

Fundamenti

Po ashtu, projekti përfshin pajisje për sallat e trajnimeve në Viti dhe Pozheran, si dhe trajnimin e stafit shëndetësor për përdorimin e ultrazërit dhe pajisjeve të tjera moderne.

Qëllimi i këtij investimi është rritja e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, përmirësimi i kushteve të punës për personelin shëndetësor dhe ofrimi i shërbimeve më cilësore e më të sigurta për qytetarët e Komunës së Vitisë.

Haliti e vlerësoi këtë bashkëpunim si një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të shërbimeve shëndetësore dhe përmirësimit të kujdesit për pacientët në të gjitha lokalitetet e komunës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.