RCCOLA

Komuna e Vitisë dhe IKC edhe me një memorandum bashkëpunimi për tri vitet e ardhshme

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Viti – Është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi mes komunës së Vitisë dhe përfaqësuesve të IKC-së, që ka të bëjë me mbështetjen në fushën e bujqësisë.

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka falënderuar përfaqësuesit e IKC-së për bashkëpunimin e deritanishëm me Institucionet komunale dhe mbështetjen e vazhdueshme në realizmin e shumë projekteve në këtë komunë.

Marrëveshja e nënshkruar sot mes këtyre dy institucioneve, parasheh mbajtjen e trajnimeve të ndryshme në fushën e bujqësisë, organizimin e panairit bujqësor, përgatitjen dhe implementimin e standardeve të cilësisë GAP dhe HACCP, me që rast edhe do të certifikohen fermerët për këto standard të prodhimit.

RCCOLA

Gjithashtu, në kuadër të kësaj marrëveshje, parashihet përkrahja e fermerëve që merren me kultivimin e patateve në Debellde, ku do të organizohet Dita e patates në këtë fshat, sikur edhe Dita e shalqirit në Skifteraj.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi, do të implementohet në periudhën 3 vjeçare./rajonipress/