Eko Higjiena

Komuna e Vitisë dhe “Hidromorava” vazhdojnë bashkëpunimin për realizimin e projekteve të shumta

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Komuna e Vitisë po vazhdon të punojë në sigurimin e ujit të pijshëm për qytetarët i saj.

Komuna e Vitisë dhe “Hidromorava” vazhdojnë bashkëpunimin për realizimin e projekteve të shumta në sigurimin e ujit të pijshëm, përfshirë edhe projektin milionësh “FLOWS”

Komuna e Vitisë po vazhdon të punojë në sigurimin e ujit të pijshëm për qytetarët i saj.

Me këtë rast sot kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe zëvendësi i tij, Hasan Aliu kanë kanë pritur në takim përfaqësuesit e Kompanisë Rajonale të Ujërave “Hidromorava”, të kryesuar nga kryeshefi ekzekutiv, Ymer Salihu i shoqëruar edhe nga : Elhame Shefiku, drejtoreshë teknike dhe Kemur Mustafa përgjegjës i degës së KRU “Hidromorava” në Viti. Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet komunës dhe kësaj kompanie për furnizimin me ujë të pijshëm të fshatrave të komunës së Vitisë por me theks të veçantë në zbatimin e projektit “FLOWS”, nga i cili priten investime të mëdha në sektorin e ujësjellësit.

Projekti në fjalë ka për qëllim modernizimin dhe zgjerimin e kapaciteteve të prodhimit dhe furnizimit me ujë të pijshëm, përfshirë investime në fabrikën e ujit në Letnicë, ndërtimin e rezervuarit pranë burimit të ujit, si dhe ndërtimin e një rezervuari të veçantë për trajtimin e turbullirave dhe menaxhimin e mbetjeve.

United Hospital

Kryeshefi ekzekutiv i “Hidromorava”, Ymer Salihu, bëri të ditur se operatorët ekonomikë që do të angazhohen në kuadër të projektit “FLOWS” tashmë janë përzgjedhur, ndërsa plani dinamik i realizimit të projektit parashihet të zgjasë rreth 18 muaj.

Ndërkaq, Haliti theksoi se realizimi i këtij projekti, me vlerë rreth 6.5 milionë euro, është i një rëndësie të veçantë për komunën, pasi do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e shërbimeve të ujësjellësit, rritjen e kapaciteteve furnizuese dhe përballimin e nevojave.

Përndryshe projekti “FLOWS” është pjesë e një iniciative më të gjerë të financuar nga Asociacioni për Zhvillim Ndërkombëtar (IDA) i Bankës Botërore dhe po zbatohet nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e Republikës së Kosovës, me synim zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e kushteve të jetesës përmes menaxhimit efikas të burimeve ujore.

Bëhet me dije se gjatë këtij takimi është folur edhe për projektet tjera të shumta në sigurimin e ujit të pijshëm dhe marrjes së tyre nën menaxhimin nga K.R.U “Hidromorava”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.