KKVITI

Komuna e Vitisë dhe Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë nënshkruan marrëveshje për katër shkolla dhe QPS-në në Viti

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Viti – Është nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi mes komunës së Vitisë dhe Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, që përcakton përgjegjësitë dhe qëllimet e ndërsjella të palëve, për zbatimin e një projekti komunal të Efiçiencës së Energjisë në kuadër të projektit të FKE-së ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA).

Kjo marrëveshje u nënshkrua nga kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, dhe drejtori menaxhues i Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë Admir Shala.

Eco Higjiena

Me anë të kësaj marrëveshje, parashihet inicimi i projekteve për SHMU “Ndre Mjeda” në Kabash, SHMU “Nijazi Rexhepi” në Sllatinë të Epërme, SHMT “Jonuz Zejnullahu” në Viti, SHMU “28 Nëntori” paralelja e ndarë në Sadovinë të Jerlive, si dhe në Qendrën për Punë Sociale në Viti.

Kjo marrëveshje është vazhdimësi e projektit ku ditë më parë është iniciuar edhe projekti për 5 objekte tjera shkollore në komunën e Vitisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.