KKVITI

Komuna e Vitisë dezinfekton hapësirat shkollore, shëndetësore dhe fetare në fshatra

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Viti – Ndonëse po bëhen gati një muaj që kur në Komunën e Vitisë, nuk ka më asnjë rast aktiv të qytetarëve të prekur me virusin pandemik COVID-19, kjo komunë ka vazhduar të kujdesët për shëndetin e qytetarëve të saj. Si masë parandaluese gjatë ditës së djeshme Komuna e Vitisë, përmes kompanisë së kontraktuar ka bërë dezinfektimin e objekteve shkollore dhe fetare në fshatrat: Vërban, Sadovinë e Çerkezëve, Tërstenik, Fshati i Ri, Ballancë, Zhiti, Radivojcë, Budrikë, Remnik dhe Buzovikë. Ndërkaq në Pozheran dhe Devajë janë dezinfektuar hapësirat shkollore kurse në Tërpezë janë dezinfektuar shkolla, xhamia dhe ambulanta e fshatit.

Përndryshe kjo komunë më parë ka bërë dezinfektimin edhe të objekteve institucionale dhe fetare në të gjitha lokalitetet e kësaj komune.

United Hospital

Ndërkaq ndonëse komuna e Vitisë, ishte komuna e parë e prekur në nivel vendi me virusin pandemik COVID-19, dhe kishte gjithsej 53 të infektuar kjo komunë nuk ka pasur asnjë rast të vdekjes si dhe të gjithë qytetarët janë shëruar si dhe numri i rasteve aktive ka rënë në zero./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.