Eko Higjiena

Komuna e Vitisë bëhet përfituese e projektit të BE-së, “Turizmi pa Kufi”

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Viti – Të mërkurën Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, në emër të kësaj komune nënshkroi kontratën me Bashkimin Evropian në lidhje me implementimin e projektit “Turizmi pa kufi”.

Ky projekt është pjesë e programit të BE-së, Bashkëpunimi Ndërkufitar së bashku me komunën e Kriva Palankës në Republikën e Maqedonisë.

Fundamenti

Vlera e projektit “Turizmi pa kufi” do të jetë rreth 313.000.00 euro dhe do të ndihmoj në zhvillimin e infrastrukturës dhe promovimit të vendeve turistike dhe rekreative të komunës sonë.

Pas nënshkrimit të këtij projekti Kryetari Haliti tha se me implementimin e këtij projekti të rëndësishëm në komunën e Vitisë pritet të zhvillohet sektori i turizmit duke potencuar se në këtë fushë kjo komunë ka potenciale të mëdha./rajonipress/