Komuna e rregullon rrugën në bjeshkën e fshatit Çelik
Gjilan – Pas ankesave të banorëve të fshatit Çelik komuna ka ndërhy dhe e ka rregulluar rrugën duke e shtruar me zhavorr. Shefqet Bajrami banorë nga ky fshat tha se vetëm në këtë mënyrë ruhet popullata dhe ndalohen shpërnguljet.
Komuna e Gjilanit më në fund ka ndërhyrë dhe ka intervenuar duke e rregulluar rrugën e cila ishte e dëmtuar tej mase në fshatin Çelik.
Shefqet Bajrami banor nga ky fshat tha se tani rruga është bëre kalueshme. “Vetëm në këtë mënyrë mund të ruhet popullata. Edhe pse me zhavorr kjo rrugë ka një perspektivë sepse është edhe zonë turistike nga e cila mund të përfitojnë 160 banorët e mbetur”.
Bajrami tha se ishte premtuar nga komuna se do të rregullohet rruga e gjatë dy kilometra dhe kjo tani u bë realitet pas presioneve të vazhdueshme. “Vërtet banorët e fshatit Çelik ndiheshin të revoltuar sepse ishim lënë në harresë dhe pa përkujdesjen e organeve komunale. Ky fshat që ka kushte ekstra për turizëm tanimë mund të shpresoj në frekuentimin e vizitorëve”./rajonipress/


