Uji Dea

Komuna e Nazelisë viziton kompaninë “RC Cola”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Pronari i Kompanisë “RC Cola”, Fejzullah Mustafa ka pritur për një vizitë delegacionin e komunës së Nazelisë të udhëhequr nga Haluk Aliçik dhe nënprefekti Mehmet Okur.

Delegacioni i Komunës së Nazelisë i udhëhequr nga Haluk Aliçik dhe i shoqëruar edhe nga Qemajl Mustafa kanë vizituar Kompaninë e pijeve të gazuara dh lëngjeve RC Cola që ndodhet në Velekincë të Gjilanit.

Pronari i kësaj kompanie Fejzullah Mustafa i ka njoftuar delegacionin turk për kapacitetet e prodhimit dhe për angazhimin e 130 punëtorëve në këtë kompani profitabile. Mustafa tha se “RC Cola” tashmë ka një treg stabil në shtetet e Bashkimit Evropian duke përfshirë Zvicrën, Austrinë, Suedinë, Norvegjinë, Gjermanin dhe së fundit edhe Anglinë.

Uji Dea

Fejzullah Mustafa tha se e ka tregun e siguruar në Kosovë, Maqedoni, Serbi , Mal të Zi dhe Shqipëri. Kompania është e pajisur me të gjitha standardet e përcaktuara nga Bashkimi Evropian tha ai.

Kurse Haluk Aliçik është interesuar për vijat e prodhimit dhe plasmanin në tregun e huaj, derisa ka shprehur interesimin e tij për të pasur mundësi që ky prodhim të plasohet dhe në Turqi.

Kreu i Komunës Qemajl Mustafa e ka lavdëruar Fejzullah Mustafën si një biznesmen që me sukses i kryen të gjitha obligimet ndaj shtetit dhe komunës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.