UBT

Komuna e Nazelisë së Turqisë viziton Gjilanin

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Kryetari i Komunës së Nazelisë , Haluk Aliçik i shoqëruar edhe nga nënprefekti Mehmet Okur me bashkëpunëtor po qëndrojnë për një vizitë mikpritëse në Gjilan. Qemajl Mustafa e ka vlerësuar të dobishëm vizitën dhe binjakëzimin e Gjilanit me Nazelinë. Përvojat dhe kontaktet tona me Nazelinë janë të dobishme për të dyja palët tha Mustafa.

Kreu i Gjilanit Qemajl Mustafa të mërkurën ka pritur delegacionin e Komunës së Nazelisë së Turqisë që kryesohet nga kryetari i kësaj komune Haluk Aliçik i cili shoqërohej edhe nga Mehmet Okur nënprefekt i Nazelisë. Në delegacionin turk ka edhe zyrtar, drejtor dhe veprimtar sportiv.

Haluk Aliçik ditën e parë të vizitës e ka nisur në administratën e përgjithshme të Gjilanit ku nga Qemajl Mustafa, Omer Daku dhe Veton Nevzadi është njohur me ecurinë e punës dhe dinamikën që ka ky sektor për tu shërbyer të gjithë qytetarëve pa dallim.

Qemajl Mustafa dhe Haluk Aliçik kanë folur edhe për qëllimin e vizitës dhe agjendën e delegacionit turk. Aliçik para gazetarëve tha se ka qenë para dy vitesh në Gjilan, por vizita e tij e sotshme është shumë impresionuese.”Vërejta dallim shumë të madh dhe kjo më gëzoi pa masë. Për Nazelinë ka rëndësi të madhe binjakëzimi me Gjilanin sepse ka një komunitet turk i cili ka tretman të posaçëm dhe për ne kjo është e rëndësishme” tha Aliçik.

Mobi Casa

Kurse Qemajl Mustafa tha se për qytetin e Gjilanit është me rëndësi të madhe binjakëzimi sepse Nazeli ka një përvojë të mirë në administratë, ka resurse bujqësore.”Do t`i marrim përvojat e mira dhe pozitive të dyja vendeve duke e shtuar dhe forcuar partneritetin edhe në fushat tjera. Turqia është njëri nga partnerët strategjik më të rëndësishëm për Kosovën sepse ky shtet ishte i pari që e njohu Pavarësinë e Kosovës. Nga Turqia përfitimet për Kosovën dhe Gjilanin janë të shumëfishat” tha Mustafa.

Mustafa tha se Gjilani ka një tretman të mirë institucional për komunitetin turk.”Edhe pse nuk jemi të obliguar me ligj ta kemi si gjuhë zyrtare gjuhën turke, ne këtë e kemi bërë për shkak të respektit që kemi për komunitetin turk në Gjilan” tha Mustafa.

Mehmet Okur nënprefekt i Nazelisë tha se partneritetet mes dy komunave duhet të forcohen dhe avancohen.”Turqia vazhdimisht është në krah të Kosovës dhe këto vizita kanë rëndësi të veçantë sepse zhvillojnë ekonominë , por edhe bujqësinë” tha Okur.

Ndryshe delegacioni turk gjatë ditës pritet të vizitojë edhe kompaninë “Rc Cola”./rajonipress/

Mund të ju interesoj: