Hidromorava

Komuna e Medvegjës shënoi ditën e saj

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Medvegjë – Me një minut heshtje për viktimat e përmbytjeve në Serbi ka filluar shënimi i ditës së komunës në sallën e Shtëpisë së Kulturës në Medvegjë. Ndonëse kjo festë zakonisht shënohet në mënyrë solemne, me program të pasur kulturor dhe artistik, ajo sot është shënuar në mënyrë modeste në atmosferë punuese për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme në vend.

“Thuhet se kanë ndodhur përmbytje me përmasa biblike. Janë paraqitur shumë për të ndihmuar nga vendi dhe jashtë sipas mundësive të veta. Mesazhi im për Serbinë është, i dëshiroj shëndet të mirë dhe nivel të ulët të ujit”, tha në hapjen e takimit, Natasha Filliq, kryetare e Kuvendit Komunal.

“Sot është ditë e vështirë për Serbinë, ne do të japim gjithçka që të ndihmojmë popullin, Serbinë. Nuk do të shikojmë kombësinë, religjionin, do të ndihmojmë të gjithë”, tha kryetari i komunës së Medvegjës, Sllobodan Drashkoviq. Ai shtoi se komuna e Medvegjës po vazhdon të mbledhë ndihma për të ndihmuar zonat më të goditura në Serbi nga përmbytjet. “Për festën e ditës së komunës kur zakonisht mblidhen rezultatet e të arriturave, qytetarët e dinë më së miri se pushteti lokal po punon për interesat e tyre”, tha Drashkoviq.

Eco Higjiena

Me vendim të Komisionit komunal administrativ, në takimin e sotëm u janë ndarë shpërblime edhe mirënjohje për rezultatet e arritura nxënësve, mësimdhënësve, institucioneve dhe individëve më të dalluar në fushën e edukimit, kulturës, sportit, artit dhe humanitetit. Komisioni komunal ka vlerësuar se përveç rezultateve të arritura, të shpërblyerit kanë prezantuar komunën në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ndër të tjerë, shpërblime financiare në shumë prej 10.000 dinarë për rezultatet e arritura në garat rajonale në recitim kanë fituar nxënëset shqiptare: Arbenita Balaj, Albulena Sylaj dhe Aulona Halimi. Mësimdhënëset shqiptare të cilat janë shpërblyer me mirënjohje për kontributin e dhënë në punë janë: Shaha Kosumi dhe Arbenita Syla. Për ndihmën domethënëse financiare të dhënë për qëllime humanitare për zonat më të rrezikuara nga përmbytjet në Serbi është shpërblyer me mirënjohje zëvendëskryetari i komunës së Medvegjës, Florim Sahiti. Për kontributin e dhënë në fushën e humanitetit me mirënjohje është shpërblyer Kryqi i Kuq në Medvegjë, mirënjohje kjo e cila është pranuar nga sekretarja, Luljeta Kosumi.

Edhe institucioet tjera lokale që veprojnë në komunën e Medvegjës janë lavdëruar për punën e mirë dhe kontributin e dhënë në punë. (redaksia mepress.info)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.