Fundamenti

Komuna e Medvegjës ndihmon familjen e kthyer Jaha në vendlindje

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Tupallë – Një delegacion i komunës së Medvegjës i përbërë nga zëvendëskryetari i komunës, Florim Sahiti, zëvendëskryetari i Kuvendit Komunal, Fehmi Beha, ndihmës kryetari i komunës, Ismet Zeqiri dhe bashkëpunëtorë të tjerë kanë vizituar familjen shtatë-anëtarësh Jaha e cila është kthyer nga Prishtina për të jetuar në vendlindje, në Tupallë.

Me këtë rast zëvendëskryetari i komunës së Medvegjës Florim Sahiti e bëri të ditur se komuna e Medvegjës është munduar me të gjitha kapacitetet vetanake të ndihmojë familjen e kthyer dhe se në këtë drejtim mbështetje kanë ofruar edhe Këshilli Kombëtar Shqiptar në Serbi me mjete financiare prej 50.000 dinarë dhe Kryqi i Kuq Komunal.

ARKATANA

Sipas Sahitit, komuna e Medvegjës ka ndihmuar familjen Jaha me 40.000 dinarë, me gjëra ushqimore: miell, vaj, sheqer, kripë, ushqim të konservuar, artikuj higjienikë etj, në vlerë prej 12.000 dinarë, me krevat dhe mbulesa për t’iu siguruar një akomodim sa më të përshtatshëm për fillim. Duke komentuar kthimin e familjes Jaha, Sahiti vlerësoi se ky shembull duhet të ndiqet edhe nga të tjerët. “Që 13 vite jetoj pa çati mbi kokë. Kam jetuar në Prishtinë, s’kam pasur mundësi të bëj asgjë atje dhe kam vendosur të kthehem. Atje nuk kanë qenë kushtet e përshtatshme për jetesë, kam paguar qëra. Mendoj se këtu do të bëhet mirë, jam në vendin tim, s’ka nevojë të paguaj qëra. I falënderoj të gjithë për ndihmat e ofruara, ndërsa i kisha porositur familjet të cilat nuk kanë mundësi të bëjnë diçka atje të kthehen”, deklaroi kryefamiljari, Abedin Jaha.

Sipas tij, familja tani ka nevojë për kyçje në rrjetin elektrik dhe për sigurimin e ujit të pijshëm për çka delegacioni komunal ka shprehur interesim dhe gatishmëri për të ndihmuar./ medvegja.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.