KKVITI

Komuna e Kyustendilit pret të binjakëzohet me Gjilanin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Me kryebashkiakun Petar Paunov ambasadori i Kosovës në Republikën e Bullgarisë, Shpend Kallaba ka diskutuar edhe për mundësin e bashkëpunimit bilateral me nivelin komunal , duke bërë binjakëzimin e Gjilanit me komunën e Kyustendilit.

Në një takim me krye bashkiakun e Kyustendilit , Petar Paunov, Ambasadori Shpend Kallaba ka shpalosur idenë e projektit të binjakëzimit me komunat nga Kosova, si dhe janë diskutuar ide të shumta me interes të dyanshëm për projekte të përbashkëta.

Sipas njoftimit që ka dhënë zyra e ambasadorit Kallaba krye bashkiaku Paunov është shprehur i gatshëm dhe shumë i përkushtuar që të jetësohet ky projekt i cili do të rezultojë pozitiv për bashkëpunimin në fushën e kulturës, ekonomisë dhe afarizmit.

Shkëmbimi i përvojave dhe praktikave më të mira në mes të Komunës së Kyustendilit dhe Komunës së Gjilanit pritet të ofroj rezultatet e para qysh në fillim të vitit 2013, me zyrtarizmin e binjakëzimit.

Hidromorava

Ambasada në Sofje është dakorduar edhe me Komunën e Gjilanit, me të cilët është duke i harmonizuar aktivitetet koordinuese në këtë drejtim thuhet në njoftimin e zyrës për informim të ambasadës së Kosovës në Bullgari.

Nga ana e tij Qemajl Mustafa e ka falënderuar ambasadorin Kallaba dhe është treguar i gatshëm që të binjakëzohet me komunën e Kyustendilit meqë sipas tij është interes i dyanshëm për ta zhvilluar, ngritur dhe avancuar bashkëpunimin ekonomik, kulturor, e arsimor në mes të dyja vendeve.

Mustafa tha për rajonipress se shumë shpejt një delegacion nga Gjilani do të vizitojnë Kyustendilin dhe anasjelltas ata mund të vizitojnë Gjilanin për të harmonizuar të gjitha pikat e përbashkëta në fusha të caktuara./rajonipress/