Komuna e Kllokotit shpërblehet nga USAID-i për transparencë me 45 mijë dollarë

Kllokot – Për përformansë të suksesshme të treguar gjatë vitit 2012 edhe pse si komunë e re, USAID-i amerikan përkatësisht Programi DEM-i /Iniciativa për Komuna Demokratike dhe Efektive/, ka shpërblyer për herë të dytë Komunën e re të Kllokotit të formuar, para tri viteve me procesin e decentralizimit.
Për performancën e treguar gjatë vitit 2012 në punën transparente të Kuvendit të Komunës nga USAID- i përkatësisht Programi DEM-i komuna e Kllokotit është shpërblyer me 45 mijë dollar dhe është njëra nga 8 komunat e shpërblyera në Kosovë, ka njoftuar kryesuesi i Kuvendit të komunës së Kllokotit , Zharko Dejanoviq.
Edhe, Sasha Mirkoviq, kryetar i komunës së Kllokotit, tha se ky shpërblim nga USAID-i do të ndikojë shumë pozitivisht në punën e kësaj komune multietnike duke potencuar se kjo është hera e parë që komuna e Kllokotit në një garë mjaftë të fortë konkurruese në mesin e shumë komunave të Kosovës, ka arrit që duke bërë një përformansë kur është fjala te puna dhe funksionimit transparentë i institucioneve komunale të fiton këtë shpërblim që do të ndikon pozitivisht për një angazhim edhe më të madh të institucioneve komunale këtë vit.”
Kjo shumë e fituar sigurisht se do të vendosët më vonë se ku do të investohet “, është Sasha Mirkoviq./rajonipress/