Komuna e Kllokotit ndryshon metodën për menaxhimin e mbeturinave
Kllokot – Komuna e Kllokotit si bartëse e menaxhimit të mbeturinave në gjithë territorin e Komunës, ka filluar t’i heq të gjithë kontenieret në katër vendbanimet e saj.
Nga sot e tutje të gjithë qytetarët e Komunës së Kllokotit do të kenë mundësinë që mbeturinat t’i hedhin përmes qeseve të najllonit, ku për secilin vendbanim do të jetë dita e caktuar për marrjen e mbeturinave.
Drejtori i Drejtorisë së Administratës dhe Shërbimeve publike, Hidajet Ahmeti tha së ky ndryshim në menaxhimin e mbeturinave është bërë për disa arsye. Në rend të parë, që të ngritet inkasimi për shërbimin e kryer që deri me tani ka qenë minimalisht i ulët dhe në anën tjetër që të zvogëlohen tonët e mbeturinave të cilat deponohen në depon, për të cilat Komuna është e obliguar t’i paguaj.
Por të njëjtën kohë, do të zvogëlohet mundësia që qytetarët të hedhin mbeturina të asgjesueshme sikur që ka ndodhur përmes kontenierve ka thënë Ahmeti./rajonipress/


