Komuna e Kllokotit intervenon në hapjen e kanalit në rrugën Mogillë – Viti
Gjilan – Gjatë ditës së djeshme, Komuna e Kllokotit intervenoj në hapjen e një kanali në rrugën Mogillë- Viti shkaku i vërshimeve të rrugës nga të reshurat e shiut. Rasti në fjalë është në kilometrin e parë të rrugën Mogillë-Viti.
Rruga 3 km që u ndërtua në vitin e kaluar, projekt i përbashkët në mes Komunës së Kllokotit dhe Vitisë në kilometrin e parë për shkak konfiguracionit të kësaj pjesë është akomuluar uji nga të reshurat e shiut dhe duke e parë rrezikun e dëmtimit të asfaltit, Komuna e Kllokotit e ka parë si të domosdoshme që të intervenoj në këtë pjesë. Prandaj, dje pas dite ka intervenuar në hapjen e kanalit dhe si pasojë është shterur uji i cili ishte akomuluar para disa ditëve./rajonipress/


