Eko Higjiena

Komuna e Kllokotit diskuton me qytetarët kornizën afatmesme buxhetore

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Kllokot – Komuna e Kllokotit, në bashkëpunim me OJQ “ELITA” në Viti si dhe në mbështetje të OSBE-së, ka organizuar debatin publik të ënjtën, me qytetarë me temë “Hartimi i buxhetit komunal për 2014”.

Në këtë debat zyrtarët e drejtorisë komunale për ekonomi, kanë prezantuar qarkoren buxhetore të Kornizës Afatmesme të Buxhetit 2014 /16.

Sipas,drejtorit komunal për Ekonomi dhe Financa Lubomir Perzhiq , komuna e Kllokotit, në vitin 2014 do të ketë një buxhet prej 872 mijë e 195 euro , prej të cilave 581 mijë e 144 euro planifikohen të jenë për paga dhe mëditje, 98 mijë e 400 euro subvencione, shërbime komunale dhe shërbime dhe mallra si dhe 112 mijë e 651 euro për investime kapitale. “Komuna ka planifikuar që gjatë vitit 2014 të ketë një inkasim nga të hyrat vetanake në vlerë prej 80 mijë euro”, ka thënë Përzhiq.

Mobi Casa

Ai ka thënë se komuna është e obliguar me ligj që gjatë procesit të planifikimit të buxhetit komunal të diskutoi me qytetarë për projektet kapitale dhe në këtë drejtim ky është debati i tretë më radhë të cilin e organizon komuna dhe ku qytetarët shprehin opinionet e tyre rreth listës së projekteve kapitale. “Komuna do të marr parasysh gjitha propozimet e qytetarëve dhe ato do të përfshijë në listën e projekteve kapitale në mënyrë që ato të prezantohen në dokumentin final të buxhetit që do të miratohet në kuvendin komunal”, ka thënë Przhiq.

Qytetarët e komunës së Kllokotit, kanë propozuar që komuna në të ardhmen të angazhohet për përfundimin e projekteve që kanë të bëjnë me ndërtimin e katit të dytë të shkollës fillore në Mogillë, asfaltimin e rrugicave në Mogillë e Vërboc, rregullimin e trotuarit në Vërboc, ndërtimin e një parku në Gërqarë, hapjen e një zyre turistike në Kllokot si dhe sigurimin e ujit të pijshëm për gjitha lokalitet e komunës së Kllokotit, ka njoftuar për rajonipress Aziz Zuka zyrtar për informim i komunës së Kllokotit./rajonipress/