HW

Komuna e Kamenicës zhvillon dëgjime buxhetore në Karaçevën e Poshtme dhe të Epërme për projektet e vitit 2027

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Kamenicë – Drejtoria për Buxhet dhe Financa e Komunës së Kamenicës ka vazhduar ciklin e dëgjimeve buxhetore me banorët e Karaçevës së Poshtme dhe Karaçevës së Epërme, në kuadër të përgatitjeve për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në takimet me qytetarët morën pjesë drejtori për Buxhet dhe Financa, Blerim Murina, së bashku me Uran Berishën, Zotrim Kastratin dhe zyrtarë të tjerë komunalë.

Gjatë dëgjimeve, qytetarët patën mundësinë të paraqesin nevojat dhe prioritetet e tyre, të cilat do të shërbejnë si bazë për përzgjedhjen e projekteve që pritet të realizohen gjatë vitit të ardhshëm.

Mobi Casa

Po ashtu, drejtoresha Dërmaku prezantoi projektbuxhetin për vitin 2027, duke informuar të pranishmit për shumën e planifikuar për investime kapitale dhe orientimin e investimeve në infrastrukturë dhe shërbime publike.

Nga Komuna e Kamenicës u bë e ditur se procesi i dëgjimeve buxhetore do të vazhdojë edhe në lokalitete të tjera, me qëllim të përfshirjes së qytetarëve në planifikimin e buxhetit dhe prioriteteve zhvillimore të komunës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.