RCCOLA

Komuna e Kamenicës zgjedh sportistin më të mirë të vitit 2023

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit” ka organizuar ngjarjen për zgjedhjen e sportistit më të mire të vitit 2023.

Në këtë manifestim të pranishëm kanë qenë: Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, U.D drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe sport, Behar Hyseni, sportistë të fushave të ndryshme, si dhe qytetarë të Kamenicës.

I pari i komunës ka falënderuar sportistët e Kamenicës për kontributin e dhënë në përfaqësimin e komunës në fushën e sportit.
“Ju falënderoj juve, sportistëve të Komunës së Kamenicës të cilët vazhdimisht kontribuoni në zhvillimin e sportit. Ju përgëzoj për vullnetin dhe vazhdimësinë e kontributit tuaj për përfaqësimin e komunës sonë. Uroj që ky vit të jetë shumë më i mirë se viti 2023, is dhe të keni më shumë suksese qofshin ato individuale apo grupore. Komuna e Kamenicës do të vazhdojë të angazhohet në sigurimin e kushteve dhe mundësive edhe më të mira të sportistëve tanë”, ka thënë Rahimaj.

Ndërsa U.D drejtori i DKRS-së, Behar Hyseni, duke falënderuar sportistët për angazhimin e tyre tha se janë duke punuar që të përmirësojnë kushtet për zhvillimin e sportit.

“Sporti ka një rëndësi të madhe në shoqëri, prandaj pikërisht për këtë arsye kemi zgjedhur që nëpërmjet këtij aktiviteti të mirënjohim kontributin e gjithsecilit, si dhe të angazhohemi në rritjen e kapaciteteve dhe të përmirësojmë kushtet e sportistëve tanë. Ne si Komunë do të vazhdojmë me mbështetjen për sportistët tanë”, ka thënë ai.

Mobi Casa

Rahimaj dhe Hyseni kanë ndarë mirënjohjen për sportistin më të mirë të vitit 2023, ku ky epitet iu dha sportistit Benet Spahiu nga Klubi i Futbollit “Kika”.

Ndër të tjera në këtë ngjarje u nda edhe Çmimi Special për kontributin e dhënë në sport për sportistin dhe atletin Musa Hajdari, i cili u shpërblye si “Ambasador i Sportit” .

Ndërsa mirënjohje u shpërndanë klubeve si:

  1. Klubi i Futbollit “Kika”
  2. Klubi i Futbollit “Dardana 10”
  3. Klubi i Volejbollit (Femrat) “Feniks”
  4. Klubi i Volejbollit (Meshkujt) “Feniks”
  5. Klubi i Badmintonit “Arbëria”
  6. Klubi i Badmintonit “Rogana”
    Po ashtu për Shpresat e sportit të Komunës së Kamenicës u ndan mirënjohje si:
  7. Reis Kryeziu – Shkolla e Futbollit “Kika”
  8. Orges Morina – Klubi i Badmintonit “Arbëria”
  9. Elison Agaj – Klubi i Futbollit “Dardana 10”
  10. Dhurata Morina – Klubi i Badmintonit “Arbëria.

Mirënjohje u ndan edhe për Sportistët e dalluar për vitin 2024 si:

  1. Suela Keka – Klubi i Badmintonit “Rogana”
  2. Alba Matoshi – Klubi i Volejbollit “Feniks”
  3. Bardh Guda – Klubi i Badmintonit “Rogana”
  4. Loris Berisha – Klubi i Futbollit “Dardana 10”
  5. Ledian Rahimaj – Klubi i Volejbollit “Feniks”

Klubi më mirë për vitin 2023 u shpall Klubi i Futbollit “Kika”, me trajnerin më të dalluar për vitin 2023, Mërgim Kastrati./rajonipress/