UBT

Komuna e Kamenicës vazhdon dëgjimet buxhetore në Muçiverc dhe Dajkoc për planifikimin e investimeve të vitit 2027

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Drejtoria për Buxhet dhe Financa e Komunës së Kamenicës ka vazhduar ciklin e dëgjimeve buxhetore me qytetarët, duke zhvilluar takime me banorët e fshatrave Muçiverc dhe Dajkoc, në kuadër të procesit të planifikimit të buxhetit komunal për vitin 2027.

Në këto dëgjime morën pjesë drejtoresha për Buxhet dhe Financa, Ardita Dërmaku, drejtori Blerim Murina, si dhe zyrtarë të tjerë komunalë, të cilët prezantuan kornizën buxhetore dhe fondet e planifikuara për investime kapitale gjatë vitit të ardhshëm.

Gjatë takimeve, qytetarët patën mundësinë të paraqesin nevojat, kërkesat dhe propozimet e tyre, të cilat do të shqyrtohen në procesin e hartimit të listës së projekteve prioritare për vitin 2027.

ARKATANA

Drejtoresha Ardita Dërmaku theksoi se dëgjimet buxhetore synojnë të rrisin përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje dhe të sigurojnë që investimet komunale të reflektojnë nevojat reale të komuniteteve lokale.

Nga Komuna e Kamenicës është bërë e ditur se procesi i konsultimeve publike do të vazhdojë edhe në lokalitetet e tjera, me qëllim të ndërtimit të një buxheti gjithëpërfshirës dhe të orientuar drejt zhvillimit të qëndrueshëm të komunës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.