Eko Higjiena

Komuna e Kamenicës vazhdon dëgjimet buxhetore me grupet e interesit, HANDIKOS paraqet prioritetet për vitin 2027

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kamenicë – Komuna e Kamenicës ka vijuar procesin e dëgjimeve buxhetore për hartimin e buxhetit të vitit 2027, duke zhvilluar një takim konsultativ me përfaqësues të organizatës HANDIKOS, në kuadër të përfshirjes së grupeve të interesit në planifikimin e projekteve komunale.

Në këtë dëgjim buxhetor morën pjesë drejtoresha për Buxhet dhe Financa, Ardita Dërmaku, drejtoresha Arlinda Sejdiu, si dhe zyrtarë të tjerë komunalë.

Gjatë takimit, drejtoresha Dërmaku prezantoi projektbuxhetin për vitin 2027 dhe informoi të pranishmit për mjetet e planifikuara për investime kapitale, ndërsa përfaqësuesit e HANDIKOS paraqitën nevojat dhe propozimet e tyre, me theks të veçantë në përmirësimin e qasjes dhe shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara.

Mobi Casa

Nga Komuna e Kamenicës u theksua se dëgjimet buxhetore synojnë të sigurojnë një proces gjithëpërfshirës dhe transparent, ku zëri i qytetarëve dhe i grupeve të interesit të merret parasysh në përcaktimin e prioriteteve zhvillimore.

Procesi i konsultimeve publike do të vazhdojë edhe në lokalitete dhe me kategori të tjera të qytetarëve, me synimin që buxheti i vitit 2027 të reflektojë sa më mirë nevojat e komunitetit./rajonipress/