FITORJA

Komuna e Kamenicës së bashku me organizatën “Network of Peace Movement”, ndihmuan 140 familje me pako ushqimore dhe higjienike

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Komuna e Kamenicës në bashkëpunim me organizatën jo-qeveritare “Network of Peace Movement” (NOPM), ka bërë shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike për 140 familje në nevojë, për t’u dalë në ndihmë rreth situatës aktuale me pandeminë COVID-19.

Kjo organizatë ka mbështetur familjet në nevojë, grupet e margjinalizuara të shoqërisë, të kthyerit dhe familje nga komunitetet shumicë dhe jo shumicë, përfshirë gratë, të moshuarit dhe fëmijët e të gjitha komuniteteve që jetojnë në komunën e Kamenicës, me furnizime të nevojshme ushqimore dhe pako higjenike.

Nënkryetari për komunitete Bojan Stamenković së bashku me organizatën NOPM dhe me Qendrën për Punë dhe Mirëqenie Sociale, me ndihmën e Kryqit të Kuq vendor kanë përgatitur listën e përfituesve, duke identifikuar rastet në nevojë.

FITORJA

Stamenković ka thënë se Komuna e Kamenicës me mundësitë që ka iu ka dalur në ndihmë gjatë periudhës së pandemisë atyre që kanë pasur më së shumti nevojë.
“Ne si komunë në bashkëpunim me donatorë dhe organizata të ndryshme iu kemi ndihmuar atyre që kanë pasur nevojë. Falënderojmë organizatën NOPM dhe Kryqin e Kuq për bashkëpunim”, ka thënë ai.

Aksioni u përmbyll brenda 4 ditëve të punës, ku janë përfshirë vullnetarë nga komuna të cilët së bashku me stafin e NOPM siguruan transportin për shpërndarjen e 140 paketave për përfituesit.

Totali i familjeve të ndihmuar është 59 familje shqiptare, 45 familje serbe, 32 familje rome dhe 4 familje goranë. Ndërsa, përfitues në bazë individuale janë gjithsej 484 individë nga të cilët 225 shqiptarë, 111 serbë, 128 romë dhe 20 goranë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.