Fundamenti

Komuna e Kamenicës pranon donacion një gjenerator nga UNMIK-u

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Komuna e Kamenicës ka pranuar donacion një Gjenerator që do të ndihmoj në kryerjen e punëve të administratës komunale. Ky donacion është dhuruar nga UNMIK-u.

Kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati ka falënderuar UNMIK-un për donacionin, i cili do të shërbej për nevojat e administratës komunale.
“Nga UNMIK-u kemi pranuar donacion Gjeneratorin që do shërbej për nevojat e administratës komunale. Falënderoj nga zemra përfaqësuesin special të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së/UNMIK z.Zahir Tanin, për këtë donacion”, ka thënë Kastrati.

Mobi Casa

Ndërsa donacionin e ka pranuar Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Naim Arifi, i cili duke falënderuar donatorin tha se donacionet e tilla e ndihmojnë mjaft shumë komunën.

“Falënderoj donatorin për këtë gjenerator. Donacionet e tilla janë gjithmonë të mirëpritura sepse plotësojnë disa nga nevojat tona komunale”, ka thënë ai./rajonipress/